Informacion mbi privatësinë

Versioni 1. 0; krijuar më 27/06/2019 Informacioni mbi privatësinë përcakton bazat mbi të cilat ne do të përpunojmë cdo të dhënë personale që mbledhim nga ju, ose që ju na siguroni. 1. Cilët jemi Ky është një website/aplikacion celular pjesë e projektit MammalNet (https://mammalnet. com/) dhe drejtohet nga qendra për ekologji dhe hidrologji (CEH) . • CEH është një qendër kërkimore në pronësi të plotë të Këshillit Kërkimor të Mjedisit Natyror, tashmë pjesë e kërkimit dhe inovacionit të Mbretërise së Bashkuar UK. • MammalNet është një projekt i financuar nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore. Qëndra për ekologji dhe hidrologji CEH është kontrollori për të gjithë përpunimin e të dhënave personale për qëllimet e aplikacionit iMammalia. 2. Përse ne mbledhim informacion personal dhe nga cilët e mbledhim këtë informacion? Aplikacioni iMammalia mbledh të dhënat personale në mënyrë që të administrojë, përpunojë dhe shpërndajë rezultatet e përhapjes së gjitarëve në Europë. Në aspektin e mbrojtjes së të dhënave ne përdorim "bazën ligjore" për mbledhjen, procesimin dhe shpërndarjen (shiko më poshtë) e të dhënave tuaja personale. Ne mund të mbledhim të dhënat tuaja në rast se ju keni një llogari në këtë website/faqe interneti dhe ju furnizoni monitorim të gjitarëve ose silleni si ko-ordinues ose ekspert verifikues. Ne do të mbledhim të dhënat e mëposhtëme personale nga ju: • Emri (si regjistrues, nje ko-ordinator ose si nje verifikues) • Adresa e Emailit • Vendndodhja dhe data e cdo regjistrimi që ju keni ngarkuar në aplikacionin iMammalia Në aspektin e mbrojtjes së të dhënave ne përdorim "bazën ligjore" për mbledhjen, procesimin dhe shpërndarjen e të dhënave tuaja personale. Përvec informacioni të cilin ne ju kërkojmë të na siguroni nëpërmjet websitit, ne gjithashtu mbledhim informacion automatikisht për sa i përket vizitave ne faqe duke përdorur Google Analytics. Kjo nuk përfshin asnjë të dhënë personale por përfshin • Adresa juaj IP • Faqet që ju kërkoni, kur i kërkoni dhe si ju ndërveproni me këto faqe • Lloji i paisjes dhe browserit që ju përdorni Ne e përdorim këtë informacion për të mbështetur punën tonë në mënyra të ndryshme përfshirë monitorimin e performancës, përmirësimin e dizajnit, mbrojtjes nga sjelljet dashkeqe dhe mbështetjen e aplikacioneve për financim. 3. Si po e magazinojmë informacionin tuaj dhe a do ta shpërndajmë ne atë? Të gjitha të dhënat tuaja personale të cilat ne i mbledhim do të magazinohen në mënyrë të sigurtë në një bazë të dhënash për sa kohë që ju jeni i regjistruar në iMammalia. Nëse ju nuk dëshironi të jeni më i regjistruar në iMammalia, ju lutemi kontaktoni immamalia@ceh.ac. uk për të na njoftuar. Komponenti i të dhënave tuaja personale i cili përbën një pjesë të regjistrimit biologjik (që është. emri juaj si regjistrues ose si verifikues, si dhe vendndodhja dhe koha e regjistrimit) do të mbahen në mënyrë permanente si pjesë e një baze të dhënash shkencore  Të shpërndani adresën tuaj të email me të tjerët Ne nuk do të publikojmë hapur adresën tuaj të emailit. Ko-ordinatorët kombëtar dhe ekspertët vullnetar të cilët punojnë me ne, dhe që ne i kemi caktuar në rolin e verifikuesit, do të kenë akses në adresën tuaj të emailit në mënyrë që të kryejnë rolin e tyre në mbështetje të iMammalia. Të shpërndani emrin tuaj që përbën një pjesë të regjistrimit biologjik Të dhënat biologjike të prodhuara nga aplikacioni iMammalia do të shpërndahen gjithashtu me organizata të tjera dhe individë në të gjithë botën për qëllime të kërkimit shkencor. Emri juaj do të përfshihet si pjesë e të dhënave shkencore në këtë regjistër të dhënash. Kur regjistri i të dhënave të iMammalia të publikohet ai do të jetë i disponueshëm për tu shpërndarë lirisht. Duke qënë se të dhënat e iMammalia janë për kerkimin shkencor në të mirë të publikut, një pjesë e punës tonë dhe të dhënat tuaja personale (emri i verifikuesit dhe regjistruesit) do të qëndrojnë publike; të dhënat mund të shkarkohen dhe mund të rishpërndahen nga palë të treta. Në momentin që të dhënat do të jenë të publikuara ato do të jenë të disponueshme për të gjithë dhe do të mund të përdoren kudo. Ne nuk do të shpërndajmë të dhënat tuaja personale në asnje rast si dhe gjithashtu këto të dhëna nuk do të transferohen jashtë bashkimit europian përvec rasteve të përcaktuara më sipër ose kur ne të jemi të detyruar ta bëjmë një gje të tillë. 4. Të drejtat dhe detajet e kontaktit tuaj Ju keni të drejtë të aksesoni/shihni cdo të dhënë personale që ne mbajmë. Ju mund të shihni të dhënat tuaja personale të mbajtura nga ne duke hyre në llogarinë/accountin tuaj në faqen e iMammalia. Në mënyrë alternative ju lutem kontaktoni imammalia@ceh.ac. uk me sa më shumë detaje të mundshme mbi informacionin që ju kërkoni që ne t'ju japim dhe ne do të përpiqemi të përgjigjemi brenda një muaji. Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale të cilat ne i mbështesim mbi bazën ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave. Ju keni gjithashtu të drejtë të na kërkoni që ne të kufizojmë ose ndalojmë përpunimin, korrigjomë ose të fshijmë të dhënat tuaja personale (me përjashtim të emrave nga baza e të dhënave të cilët mund të jenë publikuar në momentin që ju kërkoni një gjë të tillë). Aty ku të dhënat tuaja personale të cilat ne kemi nuk na janë dhënë nga ana juaj, ju keni të drejtë të na kërkoni se si ne i siguruam këto të dhëna. Ju mund të kërkoni që llogaria juaj personale në iMammalia të fshihet/anullohet në cdo kohë duke dërguar email në imammalia@ceh.ac.uk.  Ju lutem kontaktoni Mark Hinder - UKRI NERC mark.hinder@nerc.ukri. org nëse dëshironi të përparoni me ndonjë nga këto të drejta. Nëse keni ndonjë shqetësim për mënyrën se si të dhënat tuaja personale po përdoren, ne do të përpiqemi ti përgjigjemi cdo pyetje që ju mund të keni. Ju keni të drejtën të paraqisni një ankesë me zyrën e komisionerit për informacionin. Ju keni gjithashtu të drejtën e një mjeti efektiv juridik kundër vendimeve të zyrës së komisionerit të informacionit. 5. Ndryshimet në politikën e privatësisë Politika e privatësisë mund të azhornohet kohë pas kohe. Versioni i fundit do të jetë gjithmonë i disponueshëm në www. european-mammals.brc.ac. uk\privacy-notice. Nëse do të ketë ndryshime në këtë politikë privatësie në të ardhmen, një njoftim do të postohet ne faqen e internetit.