Mirësevini

Ky është website i iMammalia, për të shoqëruar aplikacionin iMammalia i disponueshëm në:

për paisjet Apple: https://apps.apple.com/app/id1480199644

për paisjet Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=uk.ac.ceh.imammalia&hl=en_US

Aplikacioni iMammalia është krijuar për të inkurajuar regjistrimin e gjitarëve në botën e egër.  Versioni testues i aplikacionit në telefon  (beta) është krijuar për të regjistruar gjitarët më lehtësisht në katër vende pilote: Spanjë, Gjermani, Poloni dhe Kroaci. Gjitarët që mund të shihen mund të regjistrohen nga vende të tjera në Europë, por për momentin lista e gjitarëve është e limituar tek gjitarët e mëdhenj që gjenden në këto vende.                                                                                      

Gjitarët që mund të shihen mund të regjistrohen kudo, me ose pa fotografi, dhe të gjitha regjistrimet do të rishikohen nga ekspertë dhe do të jenë të disponueshme për të ndihmuar në krijimin e hartave të shpërndarjes së gjitarëve Europianë.

Aplikacioni iMammalia është pjesë e një nisme të gjerë, MammalNete cila bashkon akademikë të ndryshëm Europianë dhe institucione kërkimore të cilat punojnë me kërkimin mbi faunën e egër, menaxhimin.  MammalNet ka për qëllim të përmirësojë sasinë dhe cilësinë e të dhënave mbi gjitarët në Europë, të mbështësë menaxhimin dhe konservimin e specieve. MammalNet është e financuar nga Agjensia Europiane e sigurisë  ushqimore.

 

MammalNet